Shqipëria 360 gradë – Projekti virtual i AKT për joshjen e turistëve të na vizitojnë

Bota virtuale sot është kthyer në një sfidë për botën reale. Por ndërveprimi është i pashmangshëm. Pikat e forta që ofron teknologjia, aksesi në rrjetet sociale po shfrytëzohen gjithnjë e më shumë për promovimin e sektorëve të veçantë por sidomos turizmit.
Në këtë linjë vjen edhe projekti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Turizmit Shqipëria 360 gradë. Drejtori i Imazhit dhe Marketingut Leondard Maçi dha edhe detajet.
Projekti do të zbatohet nga kompania italiane KMedia Studio, e cila po ndjek projekte të ngjashme në disa vende europiane.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.