“Shqipëria dixhitale” – Hapet thirrja e dytë për projektet në funksion të qeverisjes vendore

Granti “Shqipëria dixhitale” ka hapur thirrjen e dytë për financime për vitin 2017.
Drejtimet e thirrjes së dytë janë si më poshtë:
- modernizimi i qyteteve dhe bashkive, përmes sistemeve të informacionit dhe shërbimeve për qytetarët;
- ndërtimi i platformave informatike të qendërzuara dhe unifikuara, në funksion të pushtetit vendor
Për aplikimet nën drejtimin e parë, vlera e financimit në dispozicion është:
- deri në 10 milionë lekë për njësitë vendore nën 50 mijë banorë
- deri në 15 milionë lekë për njësitë vendore mbi 50 mijë banorë
- deri në 45 milionë lekë për Bashkinë e Tiranë dhe agjencitë e zhvillimit rajonal
Financimi do të mbulojë vetëm koston e zbatimit të projektit, ndërsa mirëmbajtja do të kryhet nga vetë aplikuesi në formë bashkëfinancimi.
Aplikimet mund të bëhen me shkresë zyrtare ose online në linkun e portalit e-Albania.
Procedura e vlerësimit të projekteve të aplikuara do të kryhet nga sekretariati teknik, pranë Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike në bazë të një sistemi me pikë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.