Shqipëria duhet të hapë negociatat, Senatori Italian Casini: Ballkani është jetik për Bashkimin Europian
Senatori Italian dhe ish Kryetari i Parlamentit të këtij vendi, Pier Ferdinando Casini, e konsideron si çështje të mbyllur hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. I pyetur për afatet ai është shprehur se kjo është një rrugë e nisur e cila e ka të qartë përfundimin.
“Unë mendoj se është e duhur që të hapen negociata me Shqipërinë. Mendoj se Evropa ka për detyrë të kërkojë disa përparime në sistemin gjyqësor, në drejtësi, dhe patjetër që Shqipëria duhet të përgjigjet në këto aspekte”.
Casini ka vlerësuar dhe impaktin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Një shans i madh ose një problem po kaq i madh janë dy rezultatet e pritshme të përfshirjes në ekipin europian të zonës më jug lindore të kontinentit
“Unë mendoj se nga Ballkani mund të mbërrijë ose një problematikë shumë e madhe ose një zgjidhje shumë e madhe. Sigurisht unë kam besimin se do të jenë zgjidhjet ato që do të vijnë, këtë e ka treguar historia. Vetëm ata që nuk kanë lexuar rreth historisë nuk e kuptojnë këtë gjë. Ata që kanë lexuar e kanë kuptuar shumë mirë rolin e jashtëzakonshëm të Ballkanit. Edhe Churchill në deklaratat e tij ka pohuar gjithmonë se ky rol është i rëndësishëm për Ballkanin”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.