“Shqipëria, e prekur nga ndryshimet klimatike” – Meksi: Janë hartuar ligje e strategji, por mbeten në letër pasi mungon financimi

Pavarësisht se vendi ynë ka miratuar disa dokumente apo strategji në funksion në ndryshimeve klimatike, zbatimi i tyre është ende larg”.
Sipas zv.menaxheres së programit të ndryshimeve klimatike, pranë GIZ Merita Meksi një nga shkaqet kryesore në këtë drejtim është mungesa e financimit nga ana e buxhetit të shtetit.
Meksi thotë se vendi ynë është drejtpërdrejt i rrezikuar nga ndryshimet klimatike, ndërkohë që edhe numri i banorëve që preken prej tyre është i konsiderueshëm.
Meksi e shikon si domosdoshëmri rritjen e financimit nga ana e qeverisë shqiptare në këtë drejtim.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.