Shqipëria eksporton 35 miliardë lekë ushqime, por importon 110 miliardë lekë! Shifrat e INSTAT
Gjatë vitit 2019, Shqipëria ka eksportuar 35 miliardë lekë ushqime, pije e duhan. Në listën e grumallrave, ky mund të renditet si më pozitivi për Shqipërinë sa i përket eksporteve pasi në krahasim me vitin 2018, ka njohur një rritje me 3 miliardë lekë.
E sa i përket importeve, rezulton se në vitin 2019 Shqipëria ka marrë nga jashtë 110 miliardë lekë ushqime, pije e duhan, raporton SCAN. Në krahasim me vitin 2018, importet nga ky grupmallrash kanë njohur një rritje prej 4 miliardë lekësh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.