Shqipëria emeton Eurobondin me vlerën 650 milionë euro – Ibrahimaj: Borxhi do të përkthehet në investime, justifikon rritjen ekonomike
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se Shqipëria ka emëtuar me sukses Eurobondin e ri, me një afat maturimi 10-vjeçar, duke rikonfirmuar besimin e investitorëve dhe tregjeve ndërkombëtare financiare.
“Shqipëria ka dalë për herë të pestë në tregjet ndërkombëtare. Ky operacion kaq i rëndësishëm u përmbyll me sukses dje. Eurobondi u emetua me vlerën 650 milionë euro dhe më një afat matarimi 10-vjeçar. Kuponi i eurobondit ishte 3.5% ndërkohë që norma e interesit afatgjatë ishte 3,75%. Ky eurobond pritet të maturohet më muajin nëntor 2031. Krahasuar me dy eurobondet e fundit të emetuar nga vendi ynë, ky aktual pati një kupon i cili është në një vlerë të përafërt me atë të emetuar 2 vite e fundit dhe në një vlerë të barabartë me atë të emetuar në vitin 2020”, tha Ibrahimaj.
“Ku do shpenzohen parat e Eurobondit? “Eurobondi do të shkojë për të financuar nevojat e buxhetit për vitin 2021-2022, pjesa më e madhe e nevojave do të përdoret për vitin 2022. Nevoja për daljet në tregjet e huaja bëhet intensive. Ne vendosëm të dalim tani për të siguruar norma interesa më të ulëta, buxhete buxhetori do të përdoret për projektet e qeverisë që ne kemi marrë, me nevojat për mbështetjet për Shëndetësi, Bujqësia, arsimi. Do të përdoret për nevojat themelore që ka qeveria”, tha Ibrahimaj.
Gjatë fjalës së saj, ministrja bëri me dije se “ofertat e investitorëve këtë radhë kanë arritur mbi 1 miliard lekë”, duke konfirmuar për besimin në “ekonominë shqiptare”.
“Ne presim qё raporti i borxhit ndaj GDP-së tё jetё nё nivelin e 82%, ndërsa rёnia duhet tё jetё 1% çdo vit”, tha ajo.
Ndërsa për afatin e maturimit, ministrja u shpreh se është më i gjatë se herët e tjera. Më parë ka qenë 5-vjeçar dhe 7-vjeçar, por këtë herë, Ministria e Financave ka ndёrtuar njё strategji, pёr tё rritur periudhёn e maturimit tё borxhit, bazuar te risqet e ndërmarra. Në 2018-ën, Shqipëria mori 500 milionë euro borxh me 3.5% normë interesi dhe afat maturimi shtatëvjeçar. Prej vitit 2010, ky është Eurobondi i pestë që Qeveria emeton.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.