“Shqipëria” mund 8-6 në futboll kundërshtarët ‘diplomatë’

Ndonëse humbja me Italinë erdhi si një goditje e rëndë për shpresat për kualifikim në botërorin e ardhshëm, një tjetër ekip shqiptar kësaj radhe ka arritur të fitojë një ndeshje futbolli mjaft të veçantë.
Ekipi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ka mundur me rezultatin 8-6 kundërshtarët e delegacionit të Bashkimit Europian.
Dy ekipet kanë zhvilluar ndeshjen e tretë të ‘Kategorisë Superiore të Ambasadave”.
Ministria e Punëve të Jashtme ngjitet kështu në krye të klasifikimit me pikë të plota, pas fitoreve të mëparshme 5-3 ndaj ambasadës së Zvicrës dhe ndaj ambasadës britanike.
Kampionati diplomatik përbëhet nga 8 ekipe, ndërsa ndeshjet e radhës të “Shqipërisë” janë me Ambasadat austriake, franceze dhe spanjolle si dhe me delegacionin e OSBE.
SCAN
Rubrika ⚽️ #AlbanianMFAU zhvillua ndeshja e tretë e Kategorisë Superiore të Ambasadave. Ju sjellim disa nga momentet e fitores kundër skuadrës së Delegacionit të BE-së:#AlbanianMFA?? 8 – 6 #EUDelegation?? #3Ndeshje3Fitore #SportDiplomacy #DigitalDiplomacyNa ndiqni dhe në Twitter & Instagram @AlbanianMFA
Posted by Ministria e Punëve të Jashtme – Republika e Shqipërisë on Saturday, March 25, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.