Shqipëria, në listën e destinacioneve 2020! Guida prestigjioze i bën jehonë: ”Vendi më i “nxehtë” i Mesdheut”

Një ndër guidat më prestigjioze të udhëtimeve në botë, “Fodors”, ka përpiluar dy lista; atë të vendeve ku nuk duhet shkuar dhe atë të vendeve ku duhet shkuar në 2020-ën. Shqipëria është listuar në këtë të fundit, e madje cilësohet si vendi mesdhetar më tërheqës për 2020-n.
“Liqenet malore, pyjet magjepsëse dhe kultura e pasur e bëjnë këtë vend jo shumë të populluar bregdetar, destinacionin më të nxehtë mesdhetar të 2020-ës”-thotë guida turistike.
Shqipëria vlerësohet se strehon disa nga liqenet më të bukur të Europës, ndërkohë që bregdeti karakterizohet nga plazhet me rërë të bardhë, të cilat nuk janë të mbipopulluara as gjatë kulmit të sezonit. Edhe Gjirokastra si dhe fshatrat tipike mesdhetare vlerësohen nga guida prestigjioze, e cila ndër të tjera thotë:
“Pushimi i kafes në Shqipëri zgjat me orë dhe ndodh gjatë të gjitha orëve të ditës, ku kafenetë mbushen me shokë e kolegë”.
Athina, Bukureshti apo Ishujt Faroe janë ndër destinacionet e tjera europiane për 2020-ën të përzgjedhur nga guida, ndërkohë që Barcelona është listuar krah vendeve të cilat nuk duhen vizituar vitin e ardhshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.