Shqipëria, në prag të çeljes së negociatave – Manja: Tashmë shpresa reale, të bëjmë pjesën tonë! Mazi: Sukses, reforma në drejtësi!

Në një tryezë të nivelit të lartë lidhur me çështjet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se Shqipëria tashmë ka shpresa reale për çeljen e afërt të negociatave.
Manja tha se është momenti që institucionet të angazhohen maksimalisht duke bërë që përfaqësimi në proces nga institucionet shqiptare të jetë në nivele maksimale.
Kryenegociatori Zef Mazi tha se Shqipëria ka bërë tashmë detyrat duke kryer reformat e rëndësishme, siç është ajo e drejtësisë, e cila sipas tij po shikohet me shumë vëmendje nga vende të tjera.
Tryeza e së martës mblodhi përfaqësuesit e institucioneve më të rëndësishme në vend për çështjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.