Shqipëria nis mandatin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB!

Nga janari 2022 deri në fund të 2023, Shqipëria së bashku me Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gabunin dhe Ganën janë anëtare jo të përhershme në organin më të fuqishëm të OKB-së, në Këshillin e Sigurimit.
Shqipëria ka të drejtën e një vote në vendimet që do të marrë Këshilli i Sigurimit. Ekipi i diplomatëve të Shqipërisë në Nju-Jork do të ketë të drejtën të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe të paraqesë qëndrimet e Shqipërisë rreth çështjeve më të nxehta të sigurisë në botë, që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin, tha Xhaçka.
Shqipëria synon që gjatë mandatit të saj 2-vjeçar të punojë për stabilitetin dhe paqen në rajon, për të konsoliduar arritjet e dekadës së fundit dhe mos e lënë atë të rrëshqasë drejt destabilizimit dhe tensioneve.
Progresi në procesin e njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimeve të saj në organizata ndërkombëtare do të jetë një tjetër prioritet i mandatit të Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Këshillit i Sigurimit të OKB-së përbëhet nga 15 anëtarë, prej të cilëve SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë pesë anëtaret e përhershme me të drejtë vetoje, ndërsa 10 vendet e tjera janë anëtare të përkohshme me mandate dyvjeçare. DW
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.