“Shqipëria po përjeton kulmin e pandemisë” – Ulqinaku: Duhet kujdes, optimist për normalizim gjatë marsit
Situata në të cilën ndodhet vendi ynë, për shkak të pandemisë, sipas mjekëve është e përballueshme pavarësisht rritjes së vazhdueshme të shifrave të infektimeve.
Sipas epidemiologut, Dritan Ulqinaku, vendi ynë po kalon ditët më të vështira ndërkohë që shprehet optimist se situata do të normalizohet me ardhjen e muajit mars .
Ulqinaku foli edhe për vaksinën duke thënë se rezultatet janë të dukshme ne rang botëror
Mjeku epidemiolog u bëri apel qytetarëve të mos heqin dorë nga kujdesi duke e vlerësuar këtë periudhë si më të vështirën që po kalon vendi.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.