Shqipëria prezanton risitë dhe ofertat e turizmit në Panairin Ndërkombëtar të Berlinit

Ditën e mërkurë ka nisur Panairi Ndërkombëtar ITB në Berlin, një nga më të rëndësishmit në Europë dhe në botë. Eventi ku po merr pjesë edhe Shqipëria do të zhvillohet në datat 7 deri në 11 mars.
Pjesëmarrës në këtë panair do të jenë edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmi si dhe dhjetëra operatorë turistikë. Ata do të prezantojnë për publikun gjerman dhe botëror risitë dhe ofertat e turizmit shqiptar.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prej disa ditësh kanë ndërmarrë edhe një nismë e cila ka për qëllim promovimin e turizmit përmes rrjetit të blogerave shqiptarë.
Në nëntor të viti të kaluar Shqipëria ishte pjesë edhe në një nga panairet më të rëndësishëm të turizmit në botë “Ëorld Travel Market”, ku ministri Klosi pati mundësinë të pasqyrojë edhe politikat e qeverisë shqiptare për zhvillimin e sektorit të turizmit.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.