Shqipëria, rinovon marrëveshjen e partneritetit strategjik me ‘Microsoft’! Fondi 1.8 miliardë lekë
Qeveria Shqiptare ka miratuar marrëveshjen e rinovuar për partneritetin strategjik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Microsoft Corporation”.
Po ashtu është miratuar një fondi total prej 1 miliardë e 834 milionë e 441 mijë lekësh për realizimin e projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit dhe ky fond do të përballohet nga buxheti i shtetit.
“Fondi prej 611 milionë e 480 mijë lekësh, i parashikuar për realizimin e projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit për vitin 2021, të përballohet nga buxheti i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit” përcaktohet në vendim.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit autorizohet për të lidhur marrëveshjet e parashikuara për zbatimin e projektit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.