Shqipëria shpall “non grata” eurodeputeten Eleni Theocharous!
Pas 52 shtetasve grekë që u shpallën “non grata” pak ditë më parë nga Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme deklaroi shpalljen “non grata” edhe të eurodeputetes Eleni Theocharous. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme tha se ky vendim vjen i detyruar nga shfaqjet ekstremiste të pak ditëve më parë në Bularat.
“Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremiste të saj. Mbështetur në procedurat diplomatike, Ministria e Jashtme do të përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike vendimin për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të eurodeputetes” tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme shqiptare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.