Shqipëria si Rumania? 20 ministra, 80 deputetë të proceduar! / Kryeprokurori rumun antikorrupsion takim me SPAK e BKH: T’u merrni pasuritë
Kreu i Drejtorisë kombëtare antikorrupsion të Rumanisë Crin Bologa ka marrë pjesë të hënën në një konferencë për luftën kundër korrupsionit zhvilluar në Tiranë me SPAK e BKH, pas një takimi me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ai përshkroi në mënyrë të përmbledhur hapat e vështirë me të cilat u përballën strukturat e posaçme që prej vitit 2002 në luftën kundër korrupsionit, duke nisur nga sulmet nga krimi i politika, te presionet, e deri te bllokimi i fondeve. Ai tha se megjithatë Drejtoria Kombëtare Antikorrupsion ja ka dalë të çojë përpara drejtësisë dy ish Kryeministra, 20 ministra, 80 deputetë e një numër shumë të lartë Kryetarë Bashkish e zyrtarësh të niveleve të larta të përfshirë në korrupsion me privatizime, tendera e shpërdorim të fondeve publike. Vetëm në vitin 2020, kjo struktura ka çuar për gjykim një vlerë prej 1 miliardë eurosh.
Kreu i SPAK Arben Kraja tha gjatë takimit se rezultatet e para kanë ardhur, ndërkohë që prioritet po i jepet bllokimit të pasurive dhe të financave të krimit e korrupsionit.
Kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj tha se 28 anëtarët e parë të kësaj trupe janë fare pranë nisjes së punës në terren, pas një procesi mjaft të ngjeshur trajnimi.
Rumania është një prej shteteve që ka kryer operacionet më masive kundër korrupsionit, me një numër total prej rreth procedimesh penale.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.