Shqipëria thyen rekordin Guinnes – 2016 fëmijë për “Cup Song Albania”
Shqipëria vendos rekordin e ri Guinness përmes një aktiviteti ku morën pjesë mbi 2016 të rinj në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ pranë sheshit ‘Skënderbej’.
Nxënësit nga shkollat e Tiranës arritën të performojnë në sinkron me njëri-tjetrin “Cup Song Albania”, duke krijuar kështu një ansambël muzikor me gota.
Nisma e Sirea Film ka gjetur mbështetjen e shkollave të Tiranës dhe shumë shkollave të tjera nëpër rrethe, ku përmes punës së nxënësve dhe mësuesve dhe muajve të tërë prova kanë arritur të thyejnë rekordin e mbajtur më parë nga Belgjika me vetëm 349 pjesëmarrës.
Fëmijët ishin të rreshtuar në mënyrë të atillë që të formohej fjala “Albania”, duke përcjellë edhe mesazhin që të ndalen largimet jashtë vendit.
SCAN uron të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet.
"Cup Song Albania" – Më 25 Mars tentohet rekordi
Të shtunën më 25 Mars do të tentohet thyerja e rekordit Guinness me "Cup Song Albania". Mbi 8 mijë, nxënës të shkollave të vendit do të përpiqen të bëjnë Shqipërinë mbajtëse të rekordit
Posted by RADIO TELEVIZIONI SCAN on Wednesday, March 22, 2017
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.