Shqipëria, treg tërheqës – Kompanitë polake interes investimi dhe partneriteti
Bizneset polake janë të interesuara të krijojnë partneritete me bizneset shqiptare si dhe të investojnë në vendin tonë në disa fusha. Në një intervistë për TV SCAN, Presidenti i Dhomës Polake të Tregtisë, thekson se interesi më i lartë është në sektorë si infrastruktura, turizmi dhe bujqësia.
I pyetur për klimën e biznesit në Shqipëri, ai thekson se Shqipëria si vend me statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian, ofron siguri për investimet e huaja.
Bashkimi i Dhomave të Tregtisë ka organizuar forumin ekonomik Poloni-Shqipëri ku biznese nga të dyja kanë zhvilluar takime midis tyre me qëllim gjetjen e pikave të bashkëpunimit.
Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve rezultojnë në rritje për 6-mujorin e parë të viti 2018, ku eksportet u rritën me 47 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017 dhe importet me 7 për qind. Aktualisht në Shqipëri rezultojnë të regjistruara vetëm 32 ndërmarrje polake ose me kapital të përbashkët.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.