Shqipëria zgjidhet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen pjesë gjithashtu
Asambleja e Përgjithshme e KB-së zgjodhi Shqipërinë, Brazilin, Gabonin, Ganën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një mandat dy-vjeçar duke filluar nga 1 Janari 2022.
Të pesë vendet ‘vrapuan pa kundërshtim’ për një vend në trupin me 15 anëtarë, i cili është i ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ata do të zëvendësojnë Estoninë, Nigerinë, Shën Vincentin dhe Grenadinet, Tunizinë dhe Vietnamin.
Për të siguruar përfaqësimin gjeografik, vendet u ndahen grupeve rajonale. Por edhe nëse kandidatët garojnë pa kundërshtime në grupin e tyre, ata ende kanë nevojë të fitojnë mbështetjen e më shumë se dy të tretave të Asamblesë së Përgjithshme të KB.
Gana mori 185 vota, Gaboni 183 vota, Emiratet e Bashkuara Arabe 179 vota, Shqipëria 175 vota dhe Brazili 181 vota.
Këshilli i Sigurimit është i vetmi organ i KB që mund të marrë vendime ligjërisht të detyrueshme si vendosja e sanksioneve dhe autorizimi i përdorimit të forcës. Ajo ka pesë anëtarë të përhershëm të vetos, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina dhe Rusia.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.