Shqiptarët kërkojnë hapjen e negociatave – Sondazhi: 60% e qytetarëve mendojnë se jemi gati. 88% shpresë për përmirësim
60% e shqiptarëve mendojnë se vendi ynë është gati për nisjen e procesit të negocimit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ndërkohë që 88% mendojnë se kjo do të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Këto janë rezultatet e sondazhit te delegacionit të BE në vendin tonë mbi perceptimin publik të shqiptarëve për BE-në, të prezantuara në shtëpinë e BE në Tiranë me rastin e javës europiane. Në fjalën e tij ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca u shpreh se fokusi i kësaj jave, e cila do të jetë e mbushur me aktivitete, mbeten të rinjtë dhe krijimi i një klime të sigurt për ta.
Sondazhi tregon më tej se Shqiptarët kërkojnë që BE-ja të asistojë më shumë në zhvillimin e disa sektorëve, duke renditur si primar drejtësinë, ekonominë me 48% dhe shëndetësinë e arsimin me 45% dhe 30%.
Sondazhi përfshinë mbi 1100 intervista në 18 institucione të ndryshme akademike në mbarë vendin. Prezantimi i këtij sondazhi u bë gjatë inaugurimit të zyrave të reja të BE-së në Tiranë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.