Shqiptarët po ‘braktisin’ delet e po orientohen drejt dhive! Statistikat e INSTAT
Blegtorët shqiptarë duket se po orientohen gjithnjë e më shumë drejt mbarështimit të dhive. Nëse analizojmë të dhënat e INSTAT për blegtorinë, vetëm numri i krerëve të dhive ka njohur rritje progresive nga viti në vit ndryshe nga sa ka ndodhur me numrin e krerëve të lopëve dhe deleve.
Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton se në vitin 2018,në Shqipëri kishte 343 mijë krerë lopë, një shifër që vjen në rënie që prej vitit 2014.
Po ashtu, rezulton se ka më pak dele pasi në vend në vitin 2018 ishin 1 milion e 336 mijë krerë dele, duke njohur pakësim në krahasim me vitet e mëparshme.
Sa i përket dhive, rezulton se numri i tyre ka njohurrritje nga viti në vit. Në vitin 2018 rezulton se në vend në vitin 2018 ishin 894 mijë krerë, duke njohur një rritje jo vetëm kundrejt vitit 2017 por edhe viteve të tjera.
Pavarësisht tendencës, ajo që duhet evidentuar është se peshën më të madhe në prodhimin e qumështit e kanë lopët dhe delet në krahasim me dhitë.
Gjatë vitit 2018, në vend janë prodhuar 1.14 milion ton qumësht. Në këtë prodhim, 85.1 % është qumësht lope, 7.4 % qumësht deleje dhe 7.5 % qumësht dhie.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.