Shqiptarët po ikin më shumë jashtë! Shifrat e nëntorit
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Nëntor 2019, janë 787 mijë e 359 duke shënuar një rritje me 19,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Referuar të dhënave të INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Nëntor 2019, janë 480 mijë e 176.
Krahasuar me Nëntor 2018, ky numër është rritur 11,3 %. Ndërkohë, daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Nëntor 2019, janë 307 mijë e 183. Krahasuar me Nëntor 2018, ky numër është rritur 34,0 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë njëmbëdhjetë muajve të vitit 2019, është 5 milion e 436 mijë e 520, duke u rritur 9,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.