Shqiptarët prodhojnë çdo vit e më shumë perime – Kryeson qarku i Fierit

Prodhimi i perimeve në vendin tonë po njeh rritje gjithnjë e më shumë në vitet e fundit.
Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton se gjatë vitit 2016 prodhimi i perimeve në vendin tonë shënoi një rritje prej 9.6 % krahasuar me vitin paraardhës, ku prodhimi total i perimeve arriti në 1.129.101 ton.
Krahasuar me 3 vitet paraardhëse vihet re një tendencë rritëse e prodhimit të perimeve në vendin tonë.
Në vitin 2014, 924.000 ton janë prodhuar në vendin tonë ndërkohë që në 2016 kjo vlerë ka kapur vlerën e 1.129.100 ton.
Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarkun e Fierit ku prodhohen 373.406 ton perime.
Ne vend të dytë është renditur Tirana me 121.661 ton perime, e ndjekur nga Berati me 120.105 ton.
Në grupin e perimeve peshën më të madhe e zënë perimet e njoma me 65,5 %, të pasuara nga bostanoret me 24,5 % dhe perimet e thata me 10,0 %.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.