Shtatori i këtij viti theu rekordin global të klimës që mund të jetë shkatërrues për Tokën

Nxehtësia e lartë në Europë, Australi, Lindjen e Mesme dhe në disa xhepa të tjerë të botës e bënë muajin e kaluar, shtatorin më të nxehtin ndonjëherë, ka njoftuar Shërbimi i BE për Ndryshimet Klimatike Copernicus. Temperatura mesatare e Tokës ishte 0,05 gradë Celsius (0,09 gradë Fahrenheit) më e ngrohtë se rekordi i mëparshëm, i cili u vendos shtatorin e kaluar.
Nga nëntë muajt e përfunduar këtë vit, tre kanë thyer rekordin global për temperaturën mesatare nga masat e Kopernikut – duke shënuar një trend të rrezikshëm dhe të pamohueshëm drejt niveleve të temperaturës që grupet ndërkombëtare kanë paralajmëruar se do të ishin shkatërruese për Tokën. Rekordi i ri i shtatorit u drejtua nga moti jashtëzakonisht i nxehtë që preku pothuajse çdo kontinent.
Vetëm Europa pa temperaturat e saja më të larta në shtator, me nxehtësi rekorde në mes të muajit në Francë dhe mot të nxehtë në mënyrë të paarsyeshme pranë Detit të Zi. Lindja e Mesme u trondit gjithashtu, me rekorde të temperaturave të vendosura në Turqi, Izrael dhe Jordani.
Paraguai dhe Brazili i Jugut u bashkuan me ta në fund të muajit dhe Australia regjistroi shtatorin e dytë më të nxehtë. Në Siberi, ku zjarret gjatë gjithë vitit kanë bërë që emetimet e dioksidit të karbonit të rriten, merkuri mbeti jashtëzakonisht i lartë.
Ndërkohë, në qarkun e Los Angeles, vlerat e ditës arritën një kulm rekord prej 49 gradë Celsius (120 gradë Fahrenheit) – vetëm disa javë pasi Lugina e Vdekjes regjistroi atë që mund të jetë temperatura më e nxehtë në botë në më shumë se një shekull.
Mbi të gjitha, temperaturat kaluan në 0.63 gradë Celsius më të ngrohta se mesatarja për shtatorin gjatë 40 viteve të fundit. Kjo do të thotë se muaji ishte gati 1.3 gradë më i nxehtë se nivelet para-industriale.
Temperaturat globale duhet të mbahen nga rritja me më shumë se 1.5 gradë mbi nivelet para-industriale për të shmangur ndikimet e mëdha në klimë, ka përfunduar Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (IPCC).
Por temperaturat e habitshme të regjistruara përshkruajnë vetëm pjesërisht rreziqet e ngrohjes globale, një fenomen që vazhdoi të ndikojë në jetën e miliona njerëzve muajve të kaluar.
Rekordi i lartë në Qarkun LA erdhi ndërsa pjesë të Kalifornisë u mbuluan nga qielli apokaliptik, rezultati i zjarreve shkatërruese në të gjithë shtetin. Kjo prirje ka vazhduar deri në tetor. Kalifornia regjistroi “gigafire” e saj të parë në historinë moderne të hënën, pasi zjarri i shtrirë i Kompleksit të Gushtit përvëloi më shumë se një milion hektarë.
Dhe mijëra milje larg në Siberi, një pjesë e botës zakonisht e mbuluar me dëborë për pjesën më të madhe të vitit, zjarret e pakontrollueshme vazhduan të shpërndanin emetimet e karbonit në atmosferë.
Shkencëtarët në Copernicus vlerësuan muajin e kaluar se emetimet e CO2 nga zjarret në Rrethin Arktik janë rritur me më shumë se një të tretën krahasuar me 2019, me 244 megatonë karbon të prodhuar nga 1 janari deri më 31 gusht 2020. Për krahasim, u prodhuan 181 megatonë karbon për tërë vitin 2019. (CNN)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.