Shtëpia luksoze franceze e modës Louis Vuitton blen diamantin e dytë më të madh në botë
Louis Vuitton ka blerë diamantin e dytë më të madh në botë, një perlë prej 1,758 karatësh të njohur si diamanti Sewelo.
Shtëpia luksoze franceze e modës bleu diamantin për “miliona” pasi marka kthen vëmendjen e saj nga çantat e lëkurës me stoli.
Masa vjen pasi Louis Vuitton ka shfaqur një interes të ri në tregun e argjendarisë, pasi së fundmi po punon për koleksionin e tij të ri që përfshijnë stolitë.
Diamanti më i madh i gjetur ishte diamanti 3,106 karatësh Cullinan, i cili u gjet në Afrikën e Jugut në vitin 1905. Ai përfundimisht u pre në nëntë gurë. Dy prej gurëve më të mëdhenj, Ylli i Madh i Afrikës dhe Ylli i Vogël i Afrikës, janë përfshirë në xhevahirat e kurorës së Britanisë, raporton Bloomberg.
Në vitin 2015, kompania Lucara gjeti diamantin prej 1,109 karatësh Lesedi La Rona, i cili ishte guri i dytë më i madh në atë kohë. Ajo u shit në argjendarinë britanike Graff për 53 milion dollarë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.