Shtesa e ujësjellësit për fshatin Kuç/ Bashkia Himarë shpall tenderin
Bashkia Himarë ka shpallur tenderin me objekt “Vepra e marrjes dhe e shtesës së linjës kryesore të ujësjellësit Kuç”. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 22.2 milionë lekë.
“Projekti konsiston në ndërtimin e linjës kryesore (shtese 1 km) hapjen e trasesë së rrugës së aksesit për tek burimet e fshatit Kuç” specifikohet në detajet e tenderit.
Afati kohor për ekzekutim është 2 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.