Shtetet e Bashkuara të Amerikës gati dyfishojnë tarifën e ‘Green Card’
Sipas rregullave të publikuara këtë javë nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS), shuma minimale e investimit të kërkuar për të marrë një vizë EB-5, gati dyfishohet nga 500 mijë në 900 mijë dollarë. Tregu i pasurive të paluajtshme ka paralajmëruar se ndryshimi do të frenojë fondet që filluan të përhapen gjatë Recesionit të Madh dhe që nuk kanë ndalur që prej asaj kohe.
Programi EB-5 u krijua në vitin 1990 për të inkurajuar investimet në zonat ekonomikisht të vështira. Të huajt filluan ta përdorin atë realisht vetëm në vitin 2008, kur trazirat në tregjet e kapitalit amerikan shtynë zhvilluesit e pasurive të patundshme që të përpiqen për mënyra të tjera për të mbledhur para. Tani gjeneron më shumë se 5 miliardë dollarë në vit, në këmbim të gati 10,000 Green Card, një numër që kufizohet nga statuti. Kandidatët kinez zënë pothuajse gati të 10 mijë vendet.
Për vite të tëra, programi ka qenë pre e polemikave nga ligjvënësit, të cilët shqetësoheshin se ishte subjekt i mashtrimit ose e kundërshtonin në parim idenë që të huajt të mund të blinin rezidencën amerikane. DHS gjithashtu bën me dije se aktualisht ka shumë më tepër aplikime se sa ka vende të disponueshme për viza. Nëse qytetarët aspirant amerikanë janë të gatshëm të paguajnë më shumë për një Green Card, kjo do të thotë se programi gjeneron më shumë investime, jo më pak.
Por ka dhe një problem tjetër, nivelet e reja minimale të investimeve nuk do të hyjnë në fuqi edhe për 120 ditë të tjera, të cilat sipas parashikimeve të avokatëve të emigracionit do të krijojnë një fluks aplikimesh për Green card përpara se tarifa gati të dyfishohet.
“Mungesa e legjislacionit për të siguruar numra shtesë të vizave, bën që katër muajt e ardhshëm të mund të jenë ditët e fundit për të aplikuar dhe nënshkruar investime nën programin EB-5 për të ardhmen e parashikueshme”, shkruan Robert Divine, kreu i grupit global të emigracionit në firmën ligjore Baker Donelson. Ky rregull është propozuar fillimisht nga administrata Obama në janar 2017.
Shumë nga ankesat për programin EB-5 janë të ngjashme me ato të nivelit të incentivave tatimore të Zonës së Mundësive, e cila u krijua nga Akti i Punës dhe Prerjes së Taksave në fund të vitit 2017. Projekti parashikohet të gjenerojë më shumë investime në vit sesa vizat EB-5 , por përfitimet për komunitetet janë të dyshimta, pasi ka shumë pak kufizime se si mund të përdoren paratë, në mënyrë që investitorët të marrin shkurtime të mëdha për taksat e fitimeve të tyre kapitale. (CNN)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.