Shteti komunist “zhduk paratë” – Përpjekje për azhurnimin e modelit ekonomik

Kuba do të unifikojë dy monedhat e saj, peson Kubane dhe peson e konvertueshme, që nga 1 Janari, duke i dhënë fund një sistemi unik që ekziston për gati tre dekada, tha të enjten Presidenti Miguel Diaz-Canel.
“Ne i konsiderojmë kushtet e plotësuara për të njoftuar fillimin e kësaj reforme duke filluar nga 1 Janari 2021, me një kurs të vetëm këmbimi prej 24 pesos Kubane për një dollar,” tha Diaz-Canel në televizion, së bashku me Raul Castro, ish presidenti i vendit dhe Kryetari i Partisë Komuniste.
Reforma, e cila ishte njoftuar vite më parë dhe shtyrë vazhdimisht, ka për qëllim ta bëjë ekonominë Kubane më të arritshme për investitorët e huaj në një kohë kur pandemia e koronavirusit ka prerë dollarët që sillte industria e turizmit.
Masa “do ta vendosë vendin në një gjendje më të mirë për transformimet e nevojshme për azhurnimin e modelit tonë ekonomik”, shtoi ai, por paralajmëroi se nuk është “zgjidhja magjike për të gjitha problemet”.
Masa, e shtyrë për vite ndërsa autoritetet prisnin kohën më të mirë për të bërë ndryshimin, vjen ndërsa ekonomia kubane pritet të tkurret me 8 përqind këtë vit, sipas Komisionit Ekonomik të KB për Amerikën Latine.
D.B – SCAN
Burimi: France24
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.