Shtohen 14 barna me rimbursim – Manastirliu: Efekti financiar 100 mln USD. Alternativa e parë në listë, e sigurt
Ka hyrë në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme, e cila këtë vit është shtuar me 14 medikamente të rinj për diagnoza të ndryshme. Në një dalje për mediat, ministrja Ogerta Manastirliu tha se efekti financiar për vitin 2019 arrin në rreth 100 milion dollarë, ku peshën më të madhe e mbajnë sëmundjet tumorale, kardiovaskulare dhe diabeti.
Sipas Manastirliut, alternativa e parë, që rimbursohet në masën 100% është e sigurt, duke hedhur poshtë pretendimet për mungesë cilësie.
Paralelisht ministria ka lidhur marrëveshje të posaçme me kompani farmaceutike, për të siguruara mbulimin me medikamente për disa diagnoza që kërkojnë medikamente të shtrenjta për trajtimin e tyre.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.