Shtohen masat nga Shtabi Emergjencave – Veliaj: Administratorët e pallateve të dezinfektojnë ashensorët!
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar sot mbi masat e shtuara në situatën e jashtëzakonshme të ndodhur në vend si pasojë e Koronavirusit.
Sipas njoftimit do të mbyllen zyrat e Njësive Administrative për rastet jo urgjente dhe shërbimet e ndryshme do të vazhdojnë normalisht online.
Veliaj u bëri thirrje administratorëve të pallateve të marrin gjithashtu masa duke dezinfektuar ashensorët dhe zonat e përbashkëta të banorëve.
Gjithashtu ai bëri me dije se nga sot ndalohet me ligj trazimi i kazaneve të mbeturinave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.