Shtohet fondi i rindërtimit për 9 bashki të vendit – Vendimi publikohet në Fletoren zyrtare
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave në kuadër të Rindërtimit ka vendosur të ndryshojë fondin “Për buxhetin e vitit 2021”.
Me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave ka vendosur:
Në vendimin nr.587, datë 22.7.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) në pikën 2.1,shifra “… 4 666 179 207 (katër miliardë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e shtatë) lekë pa TVSH …” zëvendësohet me “… 6 526 179 207 (gjashtë miliardë e pesëqind e njëzet e gjashtë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e shtatë) lekë pa TVSH …”;
b) pika 3.1 ndryshohet, si më poshtë vijon:“3.1 Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i shtohet fondi prej 6 526 179 207 (gjashtë miliardë e pesëqind e njëzet e gjashtë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e shtatë) lekë pa TVSH, për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të dëmtuara, në zonat e reja për zhvillim dhe rindërtim në të njëjtin truall, në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë.
Efektet financiare, sipas kësaj pike, do të përballohen:
a) 2 626 734 455 (dy miliardë e gjashtëqind e njëzet e gjashtë milionë e shtatëqind e tridhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e pesë) lekë nga hapësira buxhetore e siguruar pas ngurtësimit në të njëjtën masë të fondeve të projekteve të rindërtimit me ecuri të ngadaltë;
b) 3 899 444 752 (tre miliardë e tetëqind e nëntëdhjetë e nëntë milionë e katërqind e dyzet e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy) lekë nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021.”
Ngarkohen zëvendëskryeministri dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.