Shtrenjtohen çmimet në tregun e Fruta-Perimeve në Shkodër (java e dytë Maj, 2017)

Referuar të dhënave nga tregu i Shkodrës gjatë kësaj jave janë konstatuar rritje të konsiderueshme në çmimet e tregut me shumicë të Fruta-Perimeve.
Rritja në çmim e këtyre produkteve varion nga 20 deri në 100 lekë/kg. Ku rritjen më të lartë në çmim gjatë kësaj jave e ka pësuar bishtaja çmimi i së cilës shënon 180 lekë/kg në ndryshim nga java e shkuar, ku çmimi i këtij produkti shënonte vetëm 80 lekë/kg.
Të vetmet perime të cilat nuk kanë pësuar ndryshim në çmim janë kastraveci, ullinjtë, patatet, kungujt dhe sallata.
Për sa i përket perimeve, asnjë prej tyre nuk ka shënuar ulje gjatë kësaj jave por çmimi ka ardhur duke u rritur.
Për sa i përket frutave, rritjen më të lartë e shënon pjepri i cili ka pasur një rritje në çmim prej 90 lekë/kg, por edhe fruta të tjera si dardha, portokalli apo qershia kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në çmim gjatë kësaj jave.
Të vetmet produkte që kanë shënuar ulje gjatë kësaj jave në tregun e Fruta-perimeve të Shkodrës janë molla dhe kivi. Ku uljen më të madhe e shënon kivi me 100 lekë/kg se java e kaluar.
Produkte të cilat nuk kanë luhatje të shpeshtë në çmim, të tilla si bajamet, arrat dhe rrushi kanë qëndruar konstante edhe përgjatë kësaj jave.
Për më tepër informacion kliko këtu
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.