Shtyhet sërish afati i rivlerësimit të banesave/ Afati i ri me 30 prill 2022
Qeveria ka vendosur të shtyjë deri në 30 prill 2022 afatin e rivlerësimit të banesave. Vendimi përcakton shtyrjen e afatit që ishte deri me 31 dhjetor 2021.
Tatimi i parashikuar është:
Për Individët
3% e diferencës midis vlerës së dalë nga rivlerësimi me çmimet e referencës, me cmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjisitruar (kur rivlerësimi bëhet nga ASHK) dhe;
3% e diferencës ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt ekspertimi dhe vlerës së pasurise se aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar (kur rivlerësimi bëhet nga një ekspert privat i licensuar).
Për Personat juridik
5% e diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar për pasuritë e paluajtshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.