Shtypi britanik: 8 gjërat që s’i dinit për Shqipërinë! Nga interneti më i lirë në Europë, te lojtari i kriketit që iu ofrua mbretëria

Nënë Tereza e Kalkutës ishte një katolike shqiptare romake.
Shqipëria mund të jetë një ekonomi relativisht e pazhvilluar por ka internetin më të lirë e më të shpejtë në Evropë.
Shqiptarët tundin kokën kur duan të thonë “po” dhe heshtin kur duan të thonë “jo”.
Poeti Lord Bajron udhëtoi nëpër Shqipëri gjatë turneut të tij të madh të Mesdheut në 1809, duke vlerësuar bukurinë e thyer të vendit në poemën e tij “Peligrinazhi Cajld Haroldit”.
Lazarati, një fshat në pjesën jugore të vendit, është konsideruar si kryeqyteti i Evropës për prodhimin e Kanabisit. Në vitin 2014 më shumë se 800 policë u vendosën për të thyer këtë aktivitet.
Shqipëria ka patur plot 750,000 bunkerë sepse diktatori Hoxha ishte i frikësuar nga sulmet. Tashmë shumica e tyre janë shkatërruar e pjesa e mbetur janë kthyer në muze, kafene apo shtëpi.
Ishulli Sazan është kthyer në një atraksion turistik.
Lojtari anglez i kriketit dhe stari i sportit CB Fry pretendoi se i është ofruar froni i Shqipërisë gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën e Lidhjes së Kombeve në 1920-ën. Kjo tregon shumë për paqëndrueshmërinë e atëhershme të vendit sa që historia e tij është ende shumë e besuar.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.