Më shumë ‘marijuanë mjekësore’ mund të ndihmojë në uljen e medikamenteve

Në shtetet ku marijuana mjekësore është e legalizuar, recetat për një gamë të gjerë ilaçesh kanë rënë ndjeshëm.
Legalizimi i marijuanës mjekësore është kontradiktor. Sipas një studimi të fundit, me përdorimin e saj mund të kurseni edhe shumë para, duke reduktuar nevojën për të blerë medikamente të tjera shumë të shtrenjta.
Ajo mund të jetë shumë efektive në menaxhimin e dhimbjeve gjithëpërfshirëse. Miliona amerikanë vuajnë nga dhimbje koke kronike të shkaktuara nga një gamë e gjerë të çrregullimeve të tilla si: artriti inflamator apo kanceri.
Shumë ilaçe që përdoren për të lehtësuar dhimbje të tilla janë të shtrenjta dhe kanë rrezik të konsiderueshëm të efekteve anësore. Ndërkohë, marijuana mund të ndihmojë zbutjen e dhimbjeve, duke zvogëluar nevojën për medikamente të tjera.
Shumë mjekë në vendet ku marijuana mjekësore është legalizuar, rekomandojnë më tepër ilaçet për dhimbje dhe për të trajtuar pagjumësinë. Kështu, në artikullin e Forbes thuhet se është i nevojshëm trajnimi i mjekëve për të përshkruar rolin e marijuanës dhe për të monitoruar aktivitetet e dyshimta të përdorimit të tij.
Por ne gjithashtu duhet të lëvizim për të legalizuar marijuanën mjekësore në nivel kombëtar, si pjesë e një programi për të studiuar më mirë përdorimin e duhur dhe të papërshtatshëm të kësaj droge.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.