Shumë pasagjerë, por pak mallra/ Muaji mars sinjalizon rënie të volumit të mallrave me 4%, rriten ndjeshëm fluturimet
Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, mbi statistikat e transportit, vihet re një rënie e përgjithshme e volumit të mallrave gjatë muajit mars të këtij viti, por gjithashtu dhe në terma tremujorësh. Volumi i mallrave të shkarkuara apo ngarkuara në porte ka rënë me 4% gjatë marsit të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në tremujorin e parë të vitit mallrat e transportuara me det shihet të kenë rënë me 7.4%. Nga ana tjetër, mallrat e transportuara me ajër sinjalizojnë rënie deri në 4.2% gjatë muajit mars të këtij viti, por në terma tremujorësh shihet të ketë pësuar rritje me 7.3%. Të dhënat tregojnë se rënien më të madhe e kanë pësuar mallrat e transportuara me hekurudhë. Gjatë muajit mars të këtij viti volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë ka rënë me 37%, krahasuar me marsin e vitit 2021. Nëse do të flisnim për të njëjtin tregues gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, rënia regjistrohet deri në 37.3%…..Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.