Si do shpenzohet stimuli ekonomik? Të rinjtë zgjedhin të investojnë në tregjet e aksioneve

Një sondazh nga Deutsche Bank ka dhënë një pasqyrë se sa para të stimulit të SHBA mund të rikthehen në tregun e aksioneve.
Përgjigjet në sondazh treguan se gjysma e të rinjve nga 25 deri në 34 vjeç planifikojnë të shpenzojnë 50% të stimulit në aksione, duke bërë që banka gjermane e investimeve të deklarojë se “një sasi e madhe e stimulit që qeveria amerikane dha, do të gjejë rrugën për t’u kthyer në kapital ”.
Ndërkohë, të rinjtë e përfshirë në studim planifikojnë të përdorin 40% të çdo stimuli në aksione dhe grupmosha 35 deri në 54-vjeçarë planifikojnë të përdorin 37%. Të moshuarit mbi 55 vjeç të anketuar thanë se do të vendosnin vetëm 16% në stoqe.
Në përgjithësi, sondazhi i 430 investitorëve zbuloi se të anketuarit planifikojnë të vendosin një pjesë të madhe (37%) të çdo stimuli të ardhshëm direkt në stoqe, e cila mund të përfaqësojë një hyrje të konsiderueshme në treg prej 170 miliardë dollarësh, vlerësoi Deutsche Bank.
D.B – SCAN
Burimi: CNBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.