Si do të jetë fundjava? Shërbimi Meteorologjik: Përkeqësohen kushtet atmosferike!
Shërbimi Meteorologjik informon se pas disa ditësh me vlera të larta të presionit atmosferik, në vend gradualisht do të depërtojë një qendër e presionit të ulët, që do të na sjellë një përkeqësim të kushteve meteorologjike deri ditën e Hënë.
“Prezenca e vranësirës gjatë ditës së sotme është si një “paralajmërim” për ardhjen e kësaj paqëndrueshmërie.
Paqëndrueshmeria më e madhe pritet të jetë ditën e Shtunë dhe të Dielë me reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata dhe stuhi të cilat do të prekin pjesën më të madhe të territorit.
Pavarësisht prezencës së reshjeve të shiut, era nga kuadrati i Jugut do të bëjë që në fushën termike të mos të kemi luahtje të ndjeshme” njofton Shërbimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.