Si do të jetë ‘humori’ i motit gjatë ditëve të fundit të vitit 2021?!
SHMU informon se deri në mesjavë parashikohen reshje shiu të herëpashershme kryesisht në pjesën bregdetare ndërsa ditën e mërkurë reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Sipas informacionit në vijim do të mbizotërojnë orët me diell e vranësirat kalimtare, në zonat malore parashikohen ngrica në rrugë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në lugina prani e mjegullës e mjegullinës dhe kjo situatë do të jetë e pranishme edhe gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve ndërsa temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelën e mëposhtme:
SHMU bën me dije se era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi mesatare ndërsa ditën e enjte e vrullshme në bregdet duke sjellë valëzim të forcës 4 dhe 5 ballë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.