Si do të jetë moti gjatë ditës së Premte, 28 Maj?!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore.
Sipas njoftimit moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura më tepër të theksuara në zonën e veriut ndërsa në zonën e qendrës dhe atë të jugut mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Ndërkaq sipas informacionit të publikuar në veri vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash ndërsa në periudha afatshkurtra shtrëngatat do të shoqërohen me shkarkesa elektrike dhe breshër.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s dhe në mesditë përgjatë bregdetit sërish fiton shpejtësinë deri 12-15m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë”, bën me dije SHMU.
Temperaturat parashikohen në:
- zonat malore 10°C deri në 23°C
- zonat e ulëta 11°C deri në 26°C
- zonat bregdetare 12°C deri në 25°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.