Si do të jetë moti gjatë kësaj fundjave festive?!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se fundjava parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.
Sipas njoftimit ditën e Shtunë moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit ndërsa intensitetin më të lartë reshjet pritet ta kenë në veriperëndim e qendër të vendit që në orët e para të 24-orëshit, reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
SHMU informon se gjatë ditës reshjet e shiut do mbeten prezente në të gjithë vendin të herëpashershme me intensitet mesatar ndërsa në lartësinë mbi 1100 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1400 metra në juglindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.
Sipas informacionit të publikuar ditën e Diel do të mbizotëroj mot i vranët e në intervale te shkurtra kohore do të kemi përçarje të tyre ndërsa reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar dhe në zonat malore lartësinë mbi 1000 metra reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe me intensitet deri mesatar.
Era do të jetë nga juglindja -jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek, shoqëruar me një dallgëzim të forcës 4-5 ballë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.