Si do të jetë moti gjatë kësaj jave?! – SHMU: Kthjellime dhe vranësira të paqëndrueshme në të gjithë vendin

Shërbimi Meteorologjik ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për javën që sapo ka nisur sipas së cilit:
- Dita e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në orët e vona të mbrëmjes.
- Dita e martë do të nisë me vranësira të cilat gradualisht do ja lënë vendin kthjellimeve, reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën veriore të vendit.
- Dita e mërkurë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cila në orët e mesditës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje lokale shiu.
- Ditën e enjte do të mbizotërojë moti i kthjellët.
- Dita e premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqendruara në veri të vendit ku do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e mesditës.
Sipas njoftimit era do të jetë kryesisht kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë intensitet hera-herës deri në 15-20m/s.
SHMU bën me dije se në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.