Si do të jetë moti gjatë këtyre ditëve!?

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në mes javë, pritet situatë më e qëndrueshme me prani të kthjellimeve e vranësirave mesatare deri të dendura në zonat malore si dhe me mjegull të dendur në lugina.
Sipas njoftimit situatë e paqëndrueshme parashikohet të premten, me reshje e shiu hera herës intensive në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, ku nuk do të mungojnë edhe shkarkesat elektrike ndërsa në lartësitë mbi 1600m përgjatë maleve, parashikohen reshje të vazhdueshme dëbore.
SHMU informon se era do të ketë kryesisht drejtim juglindor deri mesatar në bregdet ndërsa ditën e enjte deri të premten paradite, era do të fitojë forcë e vrullshme në të gjithë bregdetin duke sjellë dhe dallgëzim të forcës 5 dhe 6 ballë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.