Si do të jetë moti këtë fillim fundjave?! – SHMU: Kushte të qëndrueshme atmosferike por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe për pjesën e parë të ditës moti do të jetë kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.
Sipas SHMU pas orëve të mesditës mot i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore ndërsa era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me intensitet 1-6m/s e përkohësisht mesatare deri në 10m/s në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
- zonat malore 10°C deri në 25°C
- zonat e ulëta 11°C deri në 27°C
- zonat bregdetare 13°C deri në 25°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.