Si do të jetë moti këtë fundjavë?! – SHMU: I kthjellët në të gjithë territorin por me vranësira kalimtare
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, moti këtë fundjavë do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare.
Sipas njoftimit vranësirat do të jenë kryesisht në orët e mesditës dhe më të theksuara në relievet malore ndërsa sa i përket temperaturave ato do të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat por në ato të mëngjesit mbeten ende të freskëta.
SHMU bën me dije se era këtë fundjave do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës me shpejtësi deri në 8-10m/s.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.