Si do të jetë moti në fundjavë? Parashikimi i Shërbimit Meteorologjik

Shërbimi Meteorologjik Shqiptar informon se ditën e Shtunë parashikohet të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore. Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 25m/sek.
Ndërsa ditën e diel vendi do të vijojë të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore. Sipas Shërbimit, era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 8m/sek.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.