Si do të jetë moti në vendin tonë gjatë fundjavës?!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe përgjithësisht moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare ndërsa ngricat e mëngjesit do të jenë të pranishme kryesisht në zonat malore.
Sipas informacionit të publikuar era do të fryjë të shtunën nga kuadrati i veriut dhe të dielën nga kuadrati i jugut përgjithësisht e lehtë e mesatare në pjesën bregdetare ndërsa Valëzimi në dete pritet i forcës 2-4 ballë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.