Si do të rritet punësimi? – Qeveria, 50 milionë euro për ndërhyrje. Efektet që priten
Papunësia në Shqipëri vijon të mbetet e lartë, veçanërisht në krahasim me vendet e BE-së dhe një problem i vazhdueshëm për të rinjtë. Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, vetëm më pak se gjysma e të papunëve kërkojnë punësim përmes shërbimeve publike të punësimit, duke dëshmuar se skema e ndihmës ekonomike, zyrat e punësimit dhe politikat aktive të tregut të punës duhet të strukturohen më mirë për të mbështetur të papunët.
Për këtë qëllim qeveria në Programin e Reformave Ekonomike, ka parashikuar ndërhyrje të thella në tregun e punës deri në vitin 2020, si rritja e kualifikimit të punëkërkuesve të papunë në 65%; rritja e punësimit të të papunëve nëpërmjet shërbimeve të ndërmjetësimit për punësim në 43 %; rritja e pjesëmarrjes së punëkërkuesve të papunë në programet e nxitjes së punësimit në 7 %.
Ndërhyrjet arrijnë arrijnë një kosto prej 50 milionë euro në tre vjet, të cilat përfshijnë trajnime në qendrat e formimit profesional, investime, pagesa të papunësisë dhe zbatimi i programeve të nxitjes së punësimit. Ndikimi i pritshëm është ulja e papunësisë dhe pasivitetit të lartë, veçanërisht në grupin e të rinjve dhe grave. Rritja e kënaqësisë së grave dhe vajzave të përfshira në programe aktive të tregut të punës. Megjithatë edhe kjo reform përmban risqe që mund të cenojnë realizimin e saj që lidhen me mungesën e bashkëpunimit dhe rritjen e besimit të qytetarëve tek zyrat e punës.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.