Si do të shpërndahet “bonusi i luftës”? – Hapat që duhet të ndjekin individët për të mos e humbur pagesën
Duke filluar nga dita e Hënë do të fillojë të shpërndahet bonusi i luftës prej 40 mijë lekësh për individët përfitues të cilët ende nuk e kanë marrë, pavarësisht se punëdhënësit e tyre nuk kanë aplikuar për ta. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për një pjesë prej tyre për të cilët administrata disponon të dhënat e llogarive bankare, pagesa do të bëhet në mënyrë automatike.
Ndërsa për pjesën tjetër, do tu duhet që të plotësojnë të dhënat e lloogarive duke dërguar kërkesat apo ankesat në adresën e email [email protected] . Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listat me emrat e të gjithë individëve përfitues ku secili prej tyre mund të kontrollojë emrin e tij dhe të ndjekë procesin deri në fund për të marrë pagesën prej 40 mijë lekësh.
Ndërkohë që subjektet që nuk aplikuan, pas përfundimit të afatit më 5 Qershor janë proceduar masat administrative prej 50 mijë lekësh për punonjës, ku përjashtohen vetëm ata që i kanë paguar punonjësit apo ish punonjësit e tyre. Megjithatë edhe bizneset do të kenë mundësi të ankimojnë gjobat brenda 30 ditëve. Qeveria parashikon që përfitues të bonusit nga paketa e dytë të jenë afro 190 mijë individë në total.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.