Si e kalojnë fundjavën njerëzit e organizuar?

Përpara se të dilni nga zyra, edhe pse mezi e prisni fundjavën merrni disa momente dhe përpiquni të identifikoni prioritetin më të lartë për të hënën në mëngjes.
Përditësoni listën tuaj të detyrave për javën e ardhshme dhe pastroni vendin ku ju punoni. Kjo do t’ju ndihmojë që kur të ktheheni nga fundjava, vendi ku punoni të mos ju duket i zymtë e të filloni një javë me pozitivitet.
Lini shënim gjërat më të rëndësishme që duhen bërë kur të ktheheni në punë dhe pasi të dilni nga zyra stakojeni trurin.
Fundjava është momenti, ku duhet të lini gjithçka e të relaksoheni.
Në një intervistë me Techonomy, Jack Dorsey, CEO dhe bashkëthemelues i Twitter tha se cdo ditë I përket një fokusi të caktuar (e hëna është për marketingun, e marta për fokusimin…).
Por kur erdhi puna te fundjava ai u shpreh se e shtuna është për relaks e për aktivitete që ju pëlqejnë dhe e diela është për të reflektuar.
Pra edhe njerëzit më të mëdhenj kanë nevojë për dy ditë pushim. Aktivitetet që mund të bëni në fundjavë janë nga më të ndryshmet.
Ju mund të dilni për të vrapuar, mund të takoni miqtë tuaj, mund të shkoni në kinema për të parë një film si dhe mund të bëni shumë aktivitete të tjera të cilat janë në dorën tuaj e variojnë në bazë të pëlqimeve tuaja.
Por ajo çka është e rëndësishme është që këto dy ditë ta largoni mendjen nga puna e të çlironi të gjitha energjitë negative dhe streset që keni akumuluar gjatë një jave të lodhshme në punë.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.