Si e kanë mbyllur javën valutat e huaja përballë monedhës vendase!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke u blerë këtë të premte me 106.9 lekë dhe duke u shitur me 107.7 lekë në raport me ditën e djeshme.
Ndërkaq Monedha europiane ka regjistruar humbje pikësh këtë fundjave teksa blihet mëngjesin e sotëm me 121.4 lekë dhe shitet me 122 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik blihet këtë mëngjes me 144.8 lekë dhe shitet me 146 lekë teksa ka shënuar rënie të kuotës në raport me ditën e enjte.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 116.6 lekë dhe shitet me 117.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.